Dukagjini e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në sidën ndaj Llapit që po luhet në Klinë.
Dukagjini e Llapi po ndeshen ndërmjet vete në kuadër të javës së tretë të Superligës, përballje kjo që në 45 minutat e parë ka sjell një futboll tejet të fortë.
Ka qenë Arbër Shala I vendasve që ka shënuar një supergol për t’i dhënë epërsi skuadrës së Armend Dallkut e cila në dy ndeshjet e para të Superligës pësoi humbje dhe sfida e sotme është tejet e rëndësishme për ta.