Klubi futbollistik Dukagjini ka arritur të fitojë një pikë në fund në takimin ndaj Drenicës.
Albion Pllana ishte heroi i skuadrës së Ismet Munishit që realizoi në minutat shtesë për epilogun 1:1.
Drenica ishte më e mirë në pjesën më të madhe, ku krijoi disa aksione të bukura të njëpasnjëshme.
Igball Jashari me një supergol e kaloi Drenicën në epërsi pas 68 minutave lojë.
Megjithatë, Dukagjini që është lider aktual në Superligën e Kosovës assesi s’u dorëzua dhe arriti që në fund të merrte një pikë në Skënderaj. Pllana me një goditej vollej e la të shtangur portierin vendas për rezultatin përfundimtar 1:1 (90+2’).
Dukagjini mbledh 10 pikë, aq sa ka edhe Prishtina derisa Drenica mbetet me shtatë sosh.