Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportimeve se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).
Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se Kosova nuk e ka bindur Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave të mos e lidhin me këtë sistem.
“Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizu në nëntor të vitit 2023”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ka thënë se funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot.
“Pra, parashikohet, nuk është e sigurtë. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, Janar 2023, Maj 2023 dhe tani Nëntor 2023. Kush e di, kështu, mundet me u shty edhe për ndonjë datë tjetër të 2024?! Por, presim na…edhe Qeveria, në mungesë t’punëve”.