Zëvendësministri i Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është anuluar vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve.
Në këtë konferencë, Durmishi ka thënë se po parandalojnë keqpërdorimet.
Për më tepër ai tha se janë duke u shqyrtuar edhe vendimet tjera.
“Ka vendime që janë nënshkruar edhe ditën kur është votuar qeveria e re, por nuk shkruan ora që të dihet a para a pas votimit”, ka thënë ai.