Durmishi caktohet UD ministër i Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Aliut

Durmishi caktohet UD ministër i Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Aliut

Hysen Durmishi i cili deri tani ka qenë zëvendësministër, është caktuar ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Sot, Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me arsyen se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.

Related Articles