Durmishi: Gashi u përjashtua nga Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

Durmishi: Gashi u përjashtua nga Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj narrativave të Shkëlzen Gashit, duke theksuar se në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, e ka përzënë personalisht atë nga zyrat e LVV.

Durmishi theksoi se tendenca e Gashit për të deformuar historinë dhe luftën e UÇK-së ishte një arsye për përjashtimin e tij nga Lëvizja.

Në reagimin e tij në Facebook, Durmishi theksoi se është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe financim nga institucionet, duke i cilësuar ato si fyerje të rëndë për sakrificën e popullit dhe si një “vrasje të dytë” për ata që dhanë jetën për liri.

“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”.

Related Articles