Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar para gazetarëve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë- Podujevë.

Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve.

Related Articles