Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po punohet intensivisht që ndërtimi u urës së re në liqenin e Badocit të përfundoj brenda afatit.
I dyti i Infrastrukturës i bëri këto komente pasi vizitoi punimet për këtë urë.
“Pas ndryshimeve të nevojshme në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës”, shkroi Durmishi në një postim në Facebook.
Kjo urë u mbyll për qarkullim në maj të vitit të kaluar për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve që paraqiste për qarkullim.
E njëjta nuk është hapur ende, duke ua bërë edhe më të vështirë qytetarëve nga Anamorava rrugëtimin për Prishtinë dhe anasjelltas. /Gazeta Enigma