Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë aksionit u arrestua një 21-vjeçar dhe u procedua penalisht një 40-vjeçar, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike, armë zjarri, municion dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara, shkruan A2.
Operacioni u zhvillua në fshatin Kullë të Manzës, ku u kontrollua automjeti dhe banesa e të dyshuarve.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.