Në mbrëmjen e së dieles dy mjete janë përplasur në qytetin e Durrësit.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 2 persona. Konkretisht është lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi me inicialet F.K dhe djali i tij.
Raportohet se të dy janë nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhru rreth orës 18:00 në aksin Xhafzotaj-Rrashbull, teksa janë përplasur dy makinat të tipit “Toyota” dhe “Benz”.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të përcaktuar shkakun e përplasjes./Gazeta Enigma/