Durrës: Shërbimi veterinar fut në karantinë fermën me mbi 220 mijë shpendë

Durrës: Shërbimi veterinar fut në karantinë fermën me mbi 220 mijë shpendë

Shërbimi veterinar ka vendosur në karantinë fermën e shpendëve në fshatin Shën Vlash të Durrësit, pas marrjes së njoftimit se në këtë fermë kishte ngordhje shpendësh.

Specialistët kanë marrë mostra zyrtare dhe i kanë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.

Subjekti ka rreth 227.708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre, raporton A2Cnn.

Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve bën të ditur se: Është në fuqi Urdhri për rritjen e masave të Biosigurisë; Ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre; Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës. Ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për rritjen e vigjilencës dhe marrjen e masave.

Related Articles