Dy aksidente në Klinë e Istog, lëndohen pesë persona

Dy aksidente në Klinë e Istog, lëndohen pesë persona

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë, kjo për faktin e mos përshtatjes së shpejtësisë, por edhe nga kontrolli jo i duhur i makinave. Madje edhe ndryshimet klimatike po ndikojnë që shumë vozitës të hasin në vështirësi gjatë ngasjes, ku vijnë deri te rreziku i aksidenteve që shpesh ndodh të jenë me të lënduar por edhe me viktima.

Sot Policia e Kosovës ka njoftuar për dy aksidente në dy lokacione, ku si pasojë pesë persona mbetën të lënduar.

Rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Në Gllarevë të Klinës ka ndodhur vetaksident, me ç’rast një person është lënduar dhe ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, tha Gashi.

Ndërsa në Dobrushë të Istogut, si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë marrë katër persona.

“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.

Related Articles