Dy aksidente në Prishtinë, 6 të lënduar

Dy aksidente në Prishtinë, 6 të lënduar

Në orët e hershme të ditës së sotma kanë ndodhur dy aksidente trafiku, ku janë lënduar gjashtë persona.

Në aksidentin e ndodhur në rrugën “Garibaldi” janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon.

Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ndërsa, sipas Ahmetit, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, janë përfshirë dy vetura ku është raportuar vetëm për dëme materiale.

Related Articles