Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe janë lënduar katër persona.
Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ku janë përfshirë dy automjete dhe është raportuar për dy të lënduar.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Trudë janë perfshirë dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te perfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marë me të dyja rastet”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.