Dy aksidente trafiku në Prizren brenda pak minutash

Dy aksidente trafiku në Prizren brenda pak minutash

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në rrugën Rrustë Kabashi, në lagjen Dardani (ish Jaglenica), në Prizren

Sipas informacionit të konfirmuar për Sinjalin nga Toger Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, rreth orës 16:05 ka ndodhur një vetëaksident ku një veturë ka goditur një shtyllë elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në veturë dhe në shtyllë. Fatmirësisht, në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar.

Më pas, rreth orës 16:30, në të njëjtën rrugë ka ndodhur një aksident tjetër trafiku. Në këtë rast, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një veturë të parkuar në një parking afër rrugës.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet dhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka pësuar lëndime. Ai ka marrë tretmanin mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë intervenuar në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet për të dyja rastet.

Related Articles