Dy anije amerikane kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Dy anije amerikane kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se dy anije të tyre luftarake kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe po operojnë në Gjirin Persik.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, dërgimi i këtyre anijeve ka pasur si qëllim krijimin e kushteve për pastrimin e minave detare, raporton Skynews.

Kjo lëvizje vjen pas paralajmërimeve të Iranit, i cili kishte deklaruar më parë se do të sulmonte anijet amerikane nëse ato kalonin nëpër ngushticë.

Kjo situatë rrit tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në rajon.

Related Articles