Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Lituania, NATO u përgjigj me patrullim ajror

Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Lituania, NATO u përgjigj me patrullim ajror

Sipas ushtrisë së Lituanisë, dy avionë ushtarakë rusë, një luftëtar Su-30 dhe një tanker furnizimi me karburant Il-78 — hynë për rreth 18 sekonda në hapësirën ajrore sovrane të Lituanisë, të enjten.

Avionët hynë nga rajoni i Kaliningrad duke vijuar një mision që duket të ketë qenë stërvitje për furnizim me karburant. Si reagim, avionët spanjollë Eurofighter Typhoon nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s u ngritën në ajër dhe po patrullojnë zonën, raporton Reuters.

Presidenti lituanez Gitanas Nausėda e cilësoi incidentin si „një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të Lituanisë”.

Ky rast vjen në një periudhë ku Lituania, dhe vendet baltike në përgjithësi, po përballen me intensifikim të fluturimeve ruse pranë kufijve të NATO-s.

Related Articles