Roma do të luajë më datë 25 maj finalen e Conference League ndaj Feynoord. Finaljna e madhe e këtij kompeticioni që organizohet për herë të parë nga UEFA, do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Shumë tifozë të Romës duan të jenë të pranishëm në Tiranë për të parë ndeshjen në stadium, por po hasin vështirësi për të blerë bileta.
Roma mori 4 mijë bileta dhe i shpërndar falas për 166 tifozë që ishin në Norvegji, ndërsa pjesën tjetër janë shpërndarë falas për tifozët ultras me short të rastësishëm.
Mediat italianekanë zbuluar disa “çmenduri” me biletat pasi tifozët që i kanë marrë biletat nga Roma i kanë nxjerr sërish në shitje, por me çmime të çmendura që shkojnë nga 800 euro deri në 10 mijë euro për dy bileta.
2 bileta për finalen e Conference League në “Air Albania” 10 mijë euro (foto)Këto bileta janë publikuar në Ebay, ndërsa shumë tifozë të irritur të skuadrës italiane kanë protestuar dhe i kanë kërkuar Romës të identifikojë këta tifozë dhe më pas të përsërisë sërish shortin.
Ndërkohë shumë hotele në Tiranë kanë dyfishuar dhe trefishuar cmimet për natën e 25 majit, duke dashur të përfitojnë sa më shumë nga ky rast.