Dy burra përleshen mes veti në Gjakovë

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Mithat Frashëri’ në Gjakovë, ku dy persona kanë eskaluar në përleshje fizike pas një debati për një problem që kishin pasur gjatë ditës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri prej personave të përfshirë dyshohet se e ka goditur me grusht tjetrin, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

57-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Related Articles