Dy deputete të Kuvendit në protestën për mosliberalizimin e vizave

Dy deputete të Kuvendit në protestën për mosliberalizimin e vizave

Në shenjë pakënaqësie për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, një grup i qytetarëve kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e deri te ndërtesa e Qeverisë.

Në këtë protestë, kanë dalë edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadriaj nga AAK.

Ditët e fundit është përfolur shumë se qytetarët e Kosovës do ta fitojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes. Por, diçka tjetër është thënë të enjten në Bruksel.

Related Articles