Mbrëmë në rrugën ‘Ismail Raka’ në Kaçanik, u raportua se u sulmua me mjete të forta një 45-vjeçar.
Burimet të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ende nuk është kapur por është zbuluar se motiv i tentim vrasjes është hasmëria që kanë dy familjet për një rast të mëhershem.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për familjet Dullovi (prej nga vjen i dyshuari) dhe familja tjetër Tali.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari D.Dullovi para se ta sulmonte me mjet të fortë viktimën, A.Tali, të njëjtin dyshohet se kishte tentuar ta shkelë me veturën e tij.
Në pamundësi për ta goditur, pasi viktima kishte kërcyer mbi veturën e tij, ai ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë 45-vjeçari ka rënë afër një lumi. Aty, i dyshuari i shkoi sërish dhe dyshohet se e sulmoi me mjet të fortë.
Par pasojë viktima është dërguar në Emergjencë pa vetëdije dhe me lëndime të rënda në kokë. Për shkak të gjendjes së tij, ai është transferuar me urgjencë për në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
I dyshuari është identifikuar, mirëpo i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri ma tani Policia nuk ka arritur ta kap.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.