Të paktën katër persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, mbetën të vdekur kur një aeroplan i vogël u rrëzua në brigjet lindore të Australisë këtë të dielë.
Dy burra dhe dy fëmijë u konfirmuan të vdekur pasi një aeroplan i lehtë u rrëzua në ujërat e cekëta pranë Redcliffe, një periferi në gjirin në veri të Brisbane, rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Kryekomisioneri i Byrosë Australiane të Transportit, Angus Mitchell, tha për mediat se ekipet nga Brisbane dhe Canberra do të jenë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Ai gjithashtu u bëri thirrje çdo dëshmitari të mundshëm që të dalë për të ndihmuar autoritetet me hetimin./Gazeta Enigma/