Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me thikë në Angli

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me thikë në Angli

Dy fëmijë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një ngjarje në veriperëndim të Anglisë, njoftoi policia të hënën.

Një 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për sulmin, tha policia.

Ai akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Nëntë fëmijë të tjerë u plagosën, gjashtë prej të cilëve rëndë, ndërsa dy të rritur janë në gjendje kritike.

“Ne besojmë se të rriturit, të cilët u plagosën, po përpiqeshin trimërisht t’i mbronin fëmijët”, tha Serena Kennedy nga Policia e Merzesajd.

Ajo tha se shërbimet emergjente që mbërritën në vendin e ngjarjes zbuluan se “shumë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, u përballën me një sulm mizor dhe pësuan lëndime të rënda”.

Në një njoftim të postuar online, ngjarja ku ndodhi sulmi ishte përshkruar si një seminar vallëzimi për fëmijët e moshës mes gjashtë dhe 11 vjeç.

Policia e Merzesajd tha se nuk është i qartë motivi i sulmit, por nuk besohet se ka të bëjë me terrorizëm. Policia nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me sulmin.

Policia tha se policë të armatosur e arrestuan një të dyshuar dhe e konfiskuan një thikë, pasi u thirrën pak para mesditës në një adresë në Southport, në veri të Liverpulit. /REL

Related Articles