Dy gjakovarë bëjnë për spital një zyrtar policor

Dy gjakovarë bëjnë për spital një zyrtar policor

Një polic i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjës së detyrave të tij, konkretisht gjatë shqiptimit të një gjobe në qytetin e Gjakovës


Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë shqiptimit të një gjobe, kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe nuk ka pasur masa tjera ndaj tyre.

Related Articles