Dy gola dhe vendimtar në fitore, Edon Zhegrova lojtar i ndeshjes në derbin Lille-Lens

Dy gola dhe vendimtar në fitore, Edon Zhegrova lojtar i ndeshjes në derbin Lille-Lens

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren me rezultat 2-1 të Lille në derbi ndaj Lens, ku ka shënuar dy gola. 

Sulmuesi ynë e nisi nga minuta e për në derbi ndaj Lens, ku që në start zhbllokoi ndeshjen.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 9-të, duke dribluar një mbrojtës dhe për të gjetur pastaj rrjetën për 1-0.

Një paraqitje shumë e mirë e yllit të Kosovës për Lille, ku me notën 8.2 nga SofaScore u vlerësua si lojtar i ndeshjes.

Ai kishte katër gjuajtje në total, ndërsa nga 17 pasime, 15 prej tyre i kishte të sakta.

Po ashtu ai kishte një harkim të saktë në zonë, ndërsa duele fitoi vetëm katër nga 13.

Në Ligue 1, Zhegrova ka pesë gola dhe pesë asistime në total.

Related Articles