Dy gra kanë raportuar se janë rrahur nga disa të panjohur të shtunën rreth orës 23:30 në Vushtrri.
“Bulevardi Adem Jashari, Vushtrri 20.08.2022 – 23:20. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.