Një dyqan i llojit ‘Gjithçka 1 euro’ në Gjilan ishte cak i hajnave. Aty u vodh një telefon dhe akti është kapur nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo ndërmarrje, ka bërë me dije se dy gra kanë kryer vjedhjen e një telefoni të llojit iPhone brenda dyqanit.
Në njoftim thuhet se rasti është lajmëruar edhe në Polici.
Gjithashtu, është bërë e ditur se do i’u publikohen fytyrat nëse nuk e kthejnë telefonin.
Njoftimi i plotë: