Të dy ishin të maskuar dhe të veshur me tuta. Të mërkurën e 28 janarit, së bashku pritën derisa punëtorja e njërës prej këmbimoreve në Pejë të mbetet vetëm në vendin e punës.
Kur u siguruan për këtë, rreth orës 15:45, njëri bëri roje dhe tjetri u fut brenda në lokal. I dyshuari 25 vjeçar Trim Belegu, nën kërcënimin e thikës, mori një mijë euro dhe shoku i tij, Alban Jahaj, bëri roje tek dera që më pas të iknin dytë bashkë.
Ky plan nuk ishte bërë për herë të parë. Këta të rinj doli që janë të dyshuar për qindra vepra penale.
Belegu është “kampion” i grupit.
Trim Belegu, referuar databazës së Policisë së Kosovës, rezulton si i involvuar në 303 raste penale, sipas Prokurorisë së Pejës.
Ndërkaq, Alban Jahaj rezulton si i involvuar në përreth 134 raste.
