Organet e rendit kanë nisur hetimet për të gjetur se nga kanë ardhur e-mailet paralajmëruese për bombë në Rektorat dhe në gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se kanë hapur rast për veprën penale “kallëzim i rremë” dhe se me rastin po merren Krimet Kibernetike.
Derisa, për ekspertët e IT-së, gjetja e vendit se nga ka ardhur mesazhi është i mundur, por jo edhe i lehtë, ngase dërguesit zakonisht përdorin forma për t’i fshehur gjurmët.