Dy persona nga Kosova janë ndaluar në Maqedoni të Veriut për shkak të kontrabandimit të mallrave pa dokumentacione përkatëse, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut thuhet se sot është kontrolluar një autobus nga Kosova në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë.
Tutje ata kanë njoftuar se të dyshuarit në fjalë janë G.Q. dhe Xh.M.
“Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5,942 tableta, 100 pako kafeje, 36 thasë me mbishkrimin e markës tregtare, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja maqedonase. /Gazeta Enigma/