Dy medalje të arta, sukses i madh olimpik i xhudisteve kosovare në Tokyo 2020

Dy medalje të arta, sukses i madh olimpik i xhudisteve kosovare në Tokyo 2020

Xhudistët kosovarë përfundojnë garat në “Tokyo 2020”, e vlerësojnë aventurë të jashtëzakonshme e të suksesshme. Ekspedita përgatitet për t’u kthyer në Kosovë.

Trajneri Driton Kuka përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ekipi olimpik i xhudisteve kosovare ka përfunduar të gjitha aktivitetet e parapara në Tokyo 2020 dhe po përgatitet për t’u kthyer në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar përvojë të jashtëzakonshme dhe sukses absolut paraqitjen e tërësishme të ekipit, me dy medalje të arta të fituara nga pesë garues pjesëmarrës në disciplinat përkatëse, ndërsa e ka veçuar punën ekipore të përbashkët të xhudistëve. Paraqitja e tërësishme e ekipit ka qenë “si një ëndërr të bukur dhe e pabesueshme”, shkruan në faqen e tij strategu Driton Kuka, përcjellë Gazeta Enigma

Samurajët Shqiptar …Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet…Posted by Driton Toni Kuka on Wednesday, July 28, 2021

Related Articles