Dy mësuese në Kaçanik kanë vendosur ta ndërprejnë grevën.
Që nga dita e djeshme, dy klasa e kanë nisur mësimin në shkollën fillore “Emin Duraku” në Kaçanik.
Faqja lokale e kësaj komune, shkruan se dy mësueset, Zejnie Dullovi-Dogani dhe Barije Piliqi kanë rikthyer nxënësit në bankat shkollore.
Ndryshe edhe disa shkolla në Gjakovë dhe në Podujevë, kanë vendosur që të mos e vazhdojnë grevën dhe të nisin mësimin.