Mbi dy mijë fluturime janë anuluar nga kompanitë ajore në botë në vigjilje të Krishtlindjes, prej tyre qindra udhëtime në Amerikë.
Këto anulime kanë ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, më saktësisht të variantit Omicron, sipas CNN-it.
Të enjten, gjiganti i linjave ajrore, United Airlines, ka thënë që i ka anuluar disa fluturime për shkak të Omicron-it.
“Rritja mbarëkombëtare e rasteve të Omicron-it këtë javë ka pasur një impat direkt në ekipet tona të fluturimit dhe njerëzve që i kryejnë operacionet tona”, kanë thënë nga United Airlines./Gazeta Enigma/