Dy motra janë raportuar të zhdukura në Fushë-Kosovë që nga data 1 janar.
Nëna e tyre ka raportuar në Polici se të miturat janë larguar nga shtëpia dhe nuk e di ku janë.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaEnigma/