Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës pas një konflikti.
Nxënësit e plagosur, me inicialet A.L. dhe B.T., të dy 16-vjeçarë, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ata aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët, shkruan A2cnn.
Gjendja e tyre shëndetësore do të bëhet e ditur vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore.