Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.
Në sherr për borxh janë përfshirë edhe dy persona në Ferizaj, ku situata mes tyre ka eskaluar në dhunë fizike.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë përleshjes, përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të forta.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.