Dy persona raportohen të zhdukur brenda një jave

Dy persona raportohen të zhdukur brenda një jave

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë raportuar që janë zhdukur në Kosovë brenda kësaj jave, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë është raportuar i zhdukur nga babai i tij në Prishtinë, dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij që nga 28 gushti.

Ndërsa në Carrabreg të Deçanit, babai ka raportuar të zhdukur djalin e tij të mitur.

“Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles