Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tre veturave në fshatin Kijevë të Malishevës.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka deklaruar se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.
“Deri më tani i kemi dy persona të lënduar, por ndoshta mund të paraqiten edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident”, tha Elezaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.