Një përleshje ka ndodhur mes disa të rinjëve në stacion të Prizrenit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë disa persona, të cilët janë përleshur mes vete në stacionin e autobusëve në Prizren.
Viktimë e ngjarjes është një person i mitur, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra. Sinjali mëson se ai është dërguar atje me lëndime të dukshme në kokë dhe kraharor dhe pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë kanë intervistuar të miturin, i cili ka bërë me dije se është sulmuar nga dy persona të panjohur.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.