Është publikuar një fotografo nga ngjarja tragjike që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona.
I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen është Mefail Shkodra.
Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.
Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan.
Gazeta Insajderi ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.
Dy persona aty shihen në tokë, ndërsa tre të tjerë në këmbë.