Dy pilotë besohet se kanë rënë në gjumë dhe kanë humbur uljen e tyre gjatë një fluturimi nga Sudani në Etiopi.
Incidenti ndodhi në bordin e një Boeing 737-800 të Ethiopian Airlines në rrugën nga Khartoum në Addis Ababa, thuhet në raport, kur pilotët ranë në gjumë dhe avioni vazhdoi të kalonte pistën e zbritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Addis Ababa Bole, destinacioni i tij i planifikuar.
Kontrolli i trafikut ajror me sa duket nuk ishte në gjendje të kontaktone ekuipazhin, pavarësisht se kishte bërë disa përpjekje. Megjithatë, një alarm u ndez kur avioni kapërceu pistën dhe vazhdoi përgjatë itinerarit.
Avioni më pas filloi të zbriste, duke u ulur i sigurt rreth 25 minuta më vonë, raporton CNN.
“Fluturimi më vonë u ul i sigurt pasi u rivendos komunikimi. Ekuipazhi në fjalë është hequr nga operimi në pritje të hetimeve të mëtejshme. Do të ndërmerren veprimet e duhura korrigjuese bazuar në rezultatin e hetimit. Siguria ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë i parë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ethiopian Airlines.