Dy politikanë vendosin që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në ring

Dy politikanë vendosin që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në ring

Në Brazil dy politikanë vendosën që mosmarrëveshjet mes tyre t’i zgjdhin me grushte.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte të bënte me një projekt të parkut ujor lokal.

Kështu ata morën pjesë në një luftë të arteve marciale gjatë fundjavës.

Në shtator, ish-këshilltari Erineu da Silva, 45 vjeç, sfidoi publikisht Simão Peixoto, kryebashkiak konservator 39-vjeçar i qytetit Amazonian të Borba, për një përplasje.

Dy burrat ishin grindur që kur Silva e kishte quajtur Peixoto një “mashtrues” mbi akuzat se ai nuk kishte arritur të ruante një park ujor pranë lumit Madeira, i cili kalon nëpër Borba, shkruan The Guardian.

Peixoto përfundimisht e pranoi sfidën edhe pse nuk ishte një luftëtar i rrugës.

“Unë nuk jam një luftëtar rrugësh… unë jam kryetari i bashkisë”, tha politikani në faqen e tij në Facebook muajin e kaluar. “[Por] nëse ai vërtet dëshiron të luftojë… ne jemi gati të luftojmë… unë kam qenë gjithmonë një fitues”.

Të dy burrat u vendosën përfundimisht në një garë MMA, me përleshjen që u zhvillua si pjesë e një ngjarjeje në gjimnazin e një shkolle lokale.

Related Articles