Gjashtë persona janë arrestuar të dielën në Obiliq, në dy raste të ndara ku ishin përfshirë në rrahje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë kishte ndodhur mëngjesin e të dielës, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që kishte ndodhur mes katër personave meshkuj kosovarë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Plemetin rreth orës 20:19.
Ku katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.
Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje.