Dy shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2021 për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që janë imazhe pasqyre të njëri-tjetrit.
Benjamin List me origjinë gjermane dhe britaniku David MacMillan u shpallën fitues në një ngjarje në Stokholm.
Pakoja e tyre kimike është përdorur në zhvillimin e barnave të reja dhe për të bërë molekula që mund të kapin dritë në qelizat diellore.
Fituesit do të ndajnë paratë e shpërblimit prej 10 milion krona (842,611).
Duke komentuar çmimin e këtij viti, anëtari i Komitetit Nobel Prof Peter Somfai, nga Universiteti Lund i Suedisë, tha “Ne kemi një mjet të ri në kiminë organike, dhe ky është përfitimi më i madh për njerëzimin”.
Gjithsej 187 individë kanë marrë çmimin e kimisë që kur u dha për herë të parë në 1901.
Vetëm shtatë nga këta laureatë kanë qenë gra. Një person, biokimisti britanik Frederick Sanger, fitoi çmimin dy herë, në vitin 1958 dhe 1980.
Vendi që ka pasur më shumë laureatë të kimisë janë Shtetet e Bashkuara, me 72 fitues. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë vendin e dytë me 34 laureatë secila.