20 pacientë me oksigjeno-terapi në Infektivë, pesë në gjendje të rëndë

20 pacientë me oksigjeno-terapi në Infektivë, pesë në gjendje të rëndë

“Klinika Infektive në Prishtinë po trajton 24 pacientë më COVID, ku prej tyre 20 me oksigjeno-terapi”, ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj.

Doktor Vishaj sqaroi se në Mjekimin Intensiv Qendror janë gjithsej 7 pacientë prej tyre 5 janë në gjendje shumë të rëndë, duke theksuar se në 24 orët e fundit ka përfunduar një pacientë me fatalitet.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 24 pacientë dhe janë duke u trajtuar 20 pacientë me oksigjeno-terapi në këto reparte. Në Mjekimin Intensiv Qendror që është në klinikën infektive i kemi gjithsej 7 pacientë prej tyre 5 janë në gjendje shumë të rëndë dhe kritike. Ndërsa të vaksinuar janë 4 pacientë me dy doza të cilët janë duke manifestuar një formë klinike jo shumë të rëndë sikurse pacientët e tjerë të pavaksinuar”.

“Në 24 orë e fundit kemi pasur një pacientë që ka përfunduar me fatalitet. Klinika Infektive ka një numër të vogël të pacientëve kur dihet se kapaciteti i klinikës tonë është 120 pacientë”, tha Vishaj.

Sipas tij, valët e reja të Covid-19 janë të mundshme, mirëpo në këtë drejtim nuk ndikon ulja e as ngritja e temperaturave.

“Valët janë të mundshëm. Uljen e temperaturave por edh ngritjet e temperaturave nuk është ndonjë parametër te COVID. Por kjo situatë nuk guxon që të na qojë në vetëkënaqësi dhe nuk guxojmë  të mendojmë që të mos vaksinohemi. Por duhet të vaksinohemi ën mënyrë që valët tjera që pritet të vijnë të jenë të një intensiteti më të vogël”, tha ai.

Related Articles