Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, u kapën me 11 kilogramë heroinë (VIDEO)

Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, u kapën me 11 kilogramë heroinë (VIDEO)
Dy shtetas shqiptarë  janë arrestuar më 10 janar në Kroaci.
Ata janë kapur me mbi 11 kilogramë drogë të llojit “heroine”, vlera e së cilës është mbi gjysmë milioni euro.

Sipas mediave kroate ata e kishin fshehur drogën në veturë, por që ishte zbuluar nga qeni i policisë.

Nga ana e autoriteteve u konstatua se dy shqiptarët hyjnë nga kufiri me Malin e Zi.

Synimi i tyre ishte që “heroinën”  ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore.

Related Articles