Dy shqiptarë janë burgosur për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e saj, në Leicester të Britanisë së Madhe.
Viktima u takua me Redjon Cenaj në një klub nate në Leicester në tetor 2023 dhe më pas iu bashkua Mariglen Ferataj.
Pamjet e CCTV-së treguan se gruaja nuk ishte në gjendje të mirë dhe Ferataj e mori dhe e vendosi në një taksi, e cila i çoi në banesën e saj ku e sulmuan.
Në Gjykatën e Leicester Crown të premten, të dy u dënuan me nëntë-vjet burgim.
Pamjet treguan se Cenaj, 22 vjeç, dhe Ferataj, 21 vjeç, “po e mbanin atë “.
Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë gjithashtu konfirmoi se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, thanë oficerët.
Gjatë intervistës së tij, Ferataj ka thënë se seksi ka qenë me dëshirën edhe të viktimës, ndërsa Cenaj ka mohuar se ka pasur ndonjë aktivitet seksual.
Muajin e kaluar në Gjykatën e Leicester Crown, Cenaj, nga HMP Leicester, u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.
Ferataj, nga Beaufort Road, Leicester, u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim dhe dy akuza për dhunim, shkruan BBC