Lumir Abdixhiku në deklrimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion ka thënë se posedon pasuri të paluajtshme afër gjysmë milioni, 440,000 euro, raporton Gazeta “Enigma”.
Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku ka thënë se i posedon dy shtëpi, njëra e trashëguar, tjera e blerë dhe 1.50 sipërfaqe hektarë tokë.
Abixhiku ka edhe një veturë të tipit Mercedes, vlera e të cilës është 28,500 që është blerë me kredi në vitin 2019.
Tashmë kryetari i LDK-së, ka 8,572 para të gatshme në NLB ndërsa 1,593 euro në ProCredit Bank.
Lumir Abdixhiku thotë se pagesa mujore që merr nga Kuvendi, ku është deputet, është 1 mijë e 437 euro.