Afati kalimtar i janarit mund të jetë një mundësi për mesfushorin e Interit dhe Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Talenti shqiptar u transferua te zikaltërit në verën e vitit 2022 nga Empoli, por ai nuk ka pasur hapësirat e duhura në formacion. Minutat për të janë të pakta për të mos thënë aspak ekzistuese.
Asllani do të preferonte një tjetër klub ku mund të shfaqte talentin e tij, gjë për të cilën nuk ka pasur mundësi ta bënte te Inter. Drejtuesit zikaltër janë duke menduar për të ardhmen e Asllanit dhe një mundësi tepër e mirë është huazimi i tij, pasi Inter nuk dëshiron të humbasë një talent të së ardhmes.
“Calciomercato” raporton se Lazio dhe Fiorentina kanë shfaqur një interes serioz për shërbimet e tij në formën e huazimit.