Të paktën dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i dy sulmeve që janë regjistruar sonte në Tel Aviv të Izraelit, raporton Gazeta Enigma.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e ‘Times of Israel” Amy Spiro.
Një zëdhënës i policisë deklaroi për “Kann News” se incidenti është në zhvillim e sipër.
“Publikut i kërkohet të mbyllet dhe fortifikojë shtëpitë e tij”, bëri thirrje zyrtari hebre.
Sipas policisë izraelite janë tre skena të ndryshme dhe dy atentator.
Autoritetet nuk përjashtojnë as një sulm terrorist në këtë rast.
Ky sulm është i fundit në një varg atentatesh në të gjithë Izraelin.
Katër të plagosur janë aktualisht në operacion në gjendje të rëndë ose kritike.
Katër të tjerë janë në gjendje mesatare ose të lehtë.
Izraeli është përballur me një valë sulmesh terroriste gjatë muajit të kaluar.
Më 22 mars, katër izraelitë u vranë në një sulm me thikë në Be’er Sheva.
Më 27 mars, dy oficerë të policisë kufitare u vranë në një sulm me armë zjarri në Hadera.
Më 30 mars, dy civilë izraelitë, dy shtetas ukrainas dhe një oficer policie u vranë në një sulm me armë zjarri në Bnei Brak.
Të martën, kryeministri Naftali Bennett tha se Izraeli ka penguar mbi 15 sulme terroriste gjatë dy javëve të fundit.